Vasili: LSI Durrës misionare e çlirimit të qytetit nga mafia rilindase

Një ditë para zgjedhjeve brenda partisë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaron se dega e LSI-së në Durrës është misionare e çlirimit të qytetit nga mafia rilindase.

“LSI Durrës misionare e çlirimit të qytetit nga mafia rilindase. LSI në Durrës një frymëmarrje e re, një fuqi e madhe pozitive, që shpëton qytetin nga hija e errët e mafies shtetërore të bërë njësh me krimin. Qytetarë të mirë, krenarë për emrin, profesionin dhe familjen e tyre i janë bashkuar LSI-së dhe kanë marrë në duart e tyre këtë mision historik shpëtimtar. Durrësi krenari e vetes dhe e gjithë Shqipërisë në mijëra vjet sot i mbërthyer për fyti nga mafia dhe krimi shtetëror kërkon shpëtim. Këta të rinj, të reja, burra e gra misionare të LSI-së na rikthyen dashurinë e venitur për të bukurin Durrës dhe shpresën e madhe që qyteti do t’ju kthehet sërish qytetarëve dhe askush nuk do të mund t’jua marrë dot më kurrë. Mirënjohje për misionin tuaj”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP