Vasili: LSI, zgjidhje sa më të shpejtë për dekriminalizimin. Më pas reforma në drejtësi

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet një zgjidhje sa më të shpejt dhe konstruktive për çështjen e e dekriminalizmit. Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi sot se fillimisht duhet të miratohet ligji për dekriminalizmit dhe më pas fryma konstruktive të vijojë me reformën në drejtësi.

“LSI mbështet plotësisht një zgjidhje sa më të shpejtë të procesit të dekriminalizimit dhe do të japë kontributin dhe konstruktivitetin e saj për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, e për të ecur me tej me reformën në drejtësi dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”,- u shpreh Petrit Vasili. Aktualisht Partia Demokratike dhe Partia Socialistë kanë depozituar në Kuvend nga një projekt për largimin e personave me precedentë penalë nga administrata shtetërore dhe ndalimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Socialistët refuzojnë të votojnë projektin e Partisë Demokratike duke argumentuar se disa kërkesa, si ajo e gjurmëve të gishtërinjve për deputetët janë të papranueshme dhe nuk kanë bazë ligjore për tu miratuar. Ndërkohë, LSI-ja ka kërkuar që të gjendet konsensus mes dy drafteve dhe të miratohet një projekt i përbashkët. Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi të premten e kaluar se, mes dy drafteve ka përputhshmëri të lartë dhe është e mundshme gjetja e një rruge të ndërmjetme. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Rama, në intervistën e dhënë në “Top Story”, ku tha se ngjashmëritë mes dy drafteve janë të mëdha, me përjashtim të disa propozimeve, që ai i quajti “shpikje alla-shqiptarçe” të Partisë Demokratike. Ndërkohë, paraditen e së hënës, kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse do të mund të arrihet një konsensus siç kërkon aleati Ilir Meta, preferoi të mos japë një përgjigje. Por, nga ana tjetër, ai nuk ka qëndruar duarkryq. Burime jozyrtare konfirmuan për Top Channel se, qeveria ka hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me opozitën. Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, dhe kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, kanë nisur komunikimin për dakordësimin e një drafti të përbashkët. Në një klimë të acaruar politike dhe, mbi të gjitha, në një klimë të rënduar mosbesimi mes palëve, arritja e një drafti të përbashkët për ndryshimin e Kushtetutës me garancinë e konsensusit edhe për projektligjin, mes qeverisë dhe opozitës, do të ishte surprizë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?