Vasili: Mbyllja e Ora News, kanibalizëm mafioz shtetëror

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin absurd të institucioneve të qeverisë që kërkojnë mbylljen e sinjalit të televizionit “Ora News”.

“Mbyllja e TV ORA një kanibalizëm mafioz shtetëror dhe shkencor. Mbyllja e gojës së medias se lire një krim ndaj lirive të çdo qytetari. Mbyllja e ORA TV është Orë alarmi për demokracinë, që po goditet nga mafia e pushtetit. Mashtrimi me pandeminë po përdoret për të asgjësuar sigurinë e qytetareve dhe çdo te drejte themelore te tyre. Tu qendrojme perballe maskarenjve me pushtet për të shpëtuar veten dhe atdheun. ORA është tani”,- shkruan Vasili në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?