Vasili me kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”: Me Elton Banon, Lushnja do ndryshojë rrënjësisht

Këtë të dielë (6 mars) do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, ndaj dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është takuar me kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”. Vasili thotë se me Elton Banon në krye, bashkia e Lushnjes do të pësojë një ndryshim rrënjësor.

Postimi i plotë

Me Elton Banon, përfaqesuesin e shkëlqyer të komunitetit lushnjar. Me fitoren e padiskutueshme të Elton Banos më 6 mars, në Lushnje merr fund arroganca dhe diskriminimi rilindas. Që varfëroi dhe zhyti në mjerim fermerët e saj punëtorë dhe të ndershëm.  Ndryshimi rrënjësor dhe gjithë përfshirja janë e ardhmja e Bashkisë së Lushnjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?