Vasili: Numrat e infektimeve rriten, por Rama thotë se jemi fanar ndriçues

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se rritja e numrit të infektimeve dëshmon dështimin e strategjisë së qeverisë në përballjen me pandeminë.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se Edi Rama sheh ëndrra ku qeveria e tij i duket fanar ndriçues për gjithë botën.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi Rama natën e mire dhe ëndrra të bukura me “Fanar”!

Edi Rama thotë se asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë me shume se sa ai për Pandeminë në Shqipëri.

Ja lexojeni ç’thotë Edi:

“Unë di të them këtë, dhe di ta faktoj këtë që po them, asnjë vend, asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë. Asgjë më shumë”.

Këtë nuk e ka thënë asnjë drejtues shteti në asnjë vend të botës për Pandeminë e Coronavirusit në vendin e tyre! Ndërsa Edi e tha me gojën plot.

Hej, ty t’paste rilindja Edi se e rilinde Fanarin. Sot ishin serish maksimumin plot 29 raste të reja me Coronavirus, por Edi prap shkelqen…!?

Ishim në kohen e Partisë së Punës: “Fanar i vetëm i ndërtimit të socializmit në brigjet e Adriatikut” dhe përfunduam të hanim bukë me tollon.

Tani jemi sipas Ramës prapë “Fanar në botë për Pandeminë” dhe përfunduam me mijëra shqiptare pa punë, që vuajnë për bukën e gojës.

Këto janë ëndrrat me Fanar të Edi Ramës. Natën e mirë Edi dhe enderra te bukura….!?

SHKARKO APP