Vasili: PD, e përfshirë në një luftë të brendëshme akuzash
Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një konference për mediat në lidhje me raportin më të fundit për zgjedhjet lokale të qershorit 2015, të hartuar nga OSBE-ODIHR, ka komentuar edhe situatën më të fundit brenda PD-së.
Sipas Vasilit, akuzat e opozitës ndaj kryeparlamentarit dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, për favorizime të kompanisë CEZ, janë shpifje qesharake, në një kohë që PD-ja po përfshihet dita-ditës në një luftë të brendëshme akuzash mes kryetarit Basha dhe ish-kryetarit Berisha.
Më herët në lidhje me Raportin përfundimtar të zgjedhjeve të OSBE-së, Vasili tha se: “raporti është i rëndësishëm për zgjedhjet dhe se shumica e vërejtjeve janë me karakter legjislativ”.
Sipas Vasilit, maxhoranca dhe të gjitha forcat politike duhet të punojnë që raporti i ardhshëm te ketë sa më pak konstatime kritike.
KOHA JONË SONDAZH

