Vasili: Për herë të parë Edi Rama ka të drejtë

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj një statusi të publikuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë thotë se “nuk jemi të gjithë njëlloj” duke nënkuptuar diferencën mes qeverisë dhe opozitës.

Ndërkohë Vasili thotë se Rama ka të drejtë, pasi opozita nuk është e korruptuar siç është qeveria.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri per here te pare ka te drejte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri thote qe s’jemi njelloj dhe ka te drejte. Po te ishim njelloj do te ishim genjeshtare si ai dhe te pacipe si ai, qe edhe leket per studentet e semure nga talasemia i shkurton dhe i grabit. Cfare shpirti i zi mund te jete ky qe grabit qindra milion koncesione per vete dhe ju zhvat edhe leket e luftes per jetën studenteve talasemike. Shyqyr qe s’jemi njëlloj si ai dhe ai kurrë s’do te jetë si ne”,- shkruan Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?