Vasili: Për Ramën tërmeti ishte mundësi për të zhvatur miliona
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar mungesën e investimeve në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se tragjedia e tërmetit u pa nga Edi Rama si një mundësi për të zhvatur miliona. Vasili rendit një sërë aktesh anti ligjore dhe shpërdorime nga buxheti i shtetit, të cilat mund të ishin përdorur për procesin e rindërtimit.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Per Edi Ramën tërmeti nuk është detyrim zgjidhje për qytetarët, por mundësi për të zhvatur miliona.
Edi Rames nuk i mjaftoi nje vit kohe per rikuperimin e pasojave te termetit. Edi Rames nuk i doli koha se te gjithe kete vit e perdori per te vjedhur vendçe duke miratuar dhjetra PPP miliardere ne Kuvendin Monist.
Edi Rames nuk i doli koha sepse e perdori kohen per te shembur Teatrin ne kulmin e pandemise dhe te Gjendjes se Jashtezakonshme per grabitur 250 milione euro.
Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te shkaterruar konsensusin per Reformen Zgjedhore dhe duke mbyllur cdo mundmesi per çeljen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.
Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te mbyllur qepenat e biznesit te vogel e mesem per te hedhur ne rruge te papune gati 100 mije te rinj me qellimin se ata do te iknin nga vendi per tia falur Shqiperine padroneve te Kuislingut Edi Rama.
Edi Rama s’ka kurre kohe per zgjidhje.
Edi Rama ka vetem Video per qytetaret.
KOHA JONË SONDAZH

