Vasili: Qeveria të heq urgjent shtetrrethimin politik

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi sot heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve sipas fashës orare që e lejon deri në orën 17:30. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se ky kufizim është shtetrrethim politik që s’ka të bëjë me përhapjen e pandemisë apo ndonjë rrezik shëndetësor.

“Kufizimi i lëvizjes në 17:30 është një shtetrrethim politik që s’ka të bëjë me përhapjen e pandemisë dhe ndonjë rrezik shëndetësor. Kufizimi në 17:30 nuk ka asnjë bazë shkencore. Po qeveria publikon shifra të tjera, shifra sipas saj në ulje dhe njëherazi në pjesën më të dendur të lëvizjes së ditës e lejon dhe kur bie lëvizja e kufizon”, deklaroi sot Vasili.

Sipas tij, kjo masë është me qëllime politike dhe me qëllime të këqija të karakterit ekonomik. “Rrëzon biznesin. Nga mëngjesi deri në darkë fadromat, ekskavatorët e oligarkëve kanë punuar pa pushim. Duan të rrënojnë biznesin e vogël përfundimisht. E vërteta e COVID është futur në darën e mashtrimit pasi 2 mundësi kishte për të zbuluar, testimet në shumicë dhe aktivizimin e mjekut të familjes. Mos bërja e këtyre të dyjave e varrosi të vërtetën.
Tërheqja e kufizimit 17:30 masa më urgjente që qeveria duhet të ndërmarrë”, theksoi Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?