Vasili: Rama e dinte që më 5 gusht, SPAK ta ndjek penalisht për dramën e shqiptarëve në kufi!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për kaosin e shkaktuar në Kakavijë nga radhët e gjata të qytetarëve. Sipas tij Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm e dinin që më 5 gusht vendimin e qeverisë greke.

“Edi Rama u njoftua që në 5 gusht, SPAK-u ta ndjeke penalisht për dramën e shqiptarëve në kufi! Edi Rama Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm është njoftuar që në datë 5 gusht nga Ambasadorja shqiptare ne Athinë për vendimet e Qeverisë Greke”,- shprehet Vasili në një reagim në Facebook.

Ai shton se kryeministri nuk ndërmori asgjë për t’i paraprirë situatës dhe kjo e bën përgjegjës ligjërisht. “Edi Rama: nuk ndërmori asnjë veprim konkret shtetëror, nuk ngriti asnjë strukturë për të menaxhuar situatën dhe parandaluar këtë katastrofë humanitare, nuk njoftoi publikisht shqiptarët për këto vendime, nuk ndërmori asnjë negociate me qeverinë greke për ti dalë të keqes përpara, nuk vuri në dispozicion të gjithë kapacitetet e testimit, nuk përgatiti asgjë në pikëpamje humanitare për menaxhimin në vend të kësaj situate”,- deklaron Vasili.

Nënkryetari i LSI deklaron se SPAK duhet të hetojë kreun e qeverisë për shpërdorim detyre. “Shpërdorimi i detyrës dhe neglizhenca e Edi Ramës me pasoja të rënda është sheshit. Edi Rama zgjodhi plazhin dhe jo detyrën. SPAK-u nëse ekziston më si strukturë duhet të veprojë urgjentisht dhe të fillojë ndjekjen penale ndaj Edi Ramës. SPAK-u të zgjedhë ose do të jetë në krahun e të drejtës dhe të shqiptarëve ose përballë tyre kundër të drejtës dhe në krah të Edi Ramës”,- shprehet Petrit Vasili duke publikuar dokumentin ku më 5 gusht ku Ambasadorja Shqiptare në Athinë njofton Qeverinë Shqiptarë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP