Vasili, Ramës: Lejo ministren të përgjigjet, mos dil kudo si fanti spathi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave që Edi Rama u bëri përfaqësuesve të opozitës për keqinterpretim të deklaratave të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Rama dado e lodhur e ministres! Edi nuk duron dot asnjë llaf për ministren e Shëndetësisë. Kur i kërkon informacion presidenti ministres përgjigjet dhe del përpara si fanti spathi Rama dhe kthen përgjigje. Kur thotë Basha që deklarata e ministres, që do i seleksionojnë pacientët sipas deshirës, është kriminale fap del prap fandi spathi Rama dhe kthen ai prapë përgjigje. Boll e talle ministren se s’ta ka për borxh. Ramë lëre të kthejë ndonjë përgjigje ministrja se për atë paguhet. Ti nuk duron dot as kur ta pyesin ministren, por dobesitë e tua nuk janë çështje e shqiptareve mbaji brenda zyrave të tua a gjetkë. Edi si dado e ministres je i perkushtuar, por e bën trashe!!”, shprehet Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?