Vasili, Ramës: Të ka lënë mendja, do padisësh për shpifje dhe SHBA e BE

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama për projektin anti-shpifje.

Vasili shprehet se nisma e Edi Ramës është qesharake, pasi me logjikën e kreu të qeverisë duhet paditur edhe SHBA dhe BE, të cilat në raportet e tyre akuzojnë qeverinë për kanabizimin.

BE dhe ShBA “shpifin” për drogën dhe krimin, kryeministri ç’pret t’i padisë. Bo bo ç’gajasje kryeministri i Grizeldës po ankohet për shpifje. Ky kryeministër njihet deri në Bruksel si shpifës ordiner dhe sot po flet për shpifje. Leri dënglat e shpifjeve se u bere si gratë e liga.

Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE, Francën, Gjermanine se “shpifin” për ty dhe thonë, që ti mbushe Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion. Ore kryeministër karnavale mos pyet fare, padite gjithë globin. Kur të lë mendja si puna jote çdo gjë lejohet”,- deklaron Petrit Vasili.

SHKARKO APP