Vasili: Reforma, e bazuar vetëm në opinionin e Venecias

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka rideklaruar se reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale dhe e bazuar vetëm në opinionin e Komisionit të Venecias.

“Kjo reformë është një domosdoshmëri për shqiptarët për 30 vitet që do të vijnë”, ka deklaruar Vasili, duke shtuar se “ky proces duhet të realizohet përtej çdo shantazhi”.

“Kjo reformë nuk mund të trajtohet si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi siç e theksova është një domosdoshmëri për vendin”, ka theksuar gjithashtu Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke konkluduar se qëndrimi i LSI-sëmbetet i pandryshueshëm, numri dy i kësaj partie ka përsëritur edhte faktin se “çdo zgjidhje duhet të respektojë tërësisht opinionin e Komisionit të Venecias”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?