Vasili “shpërthen” ndaj Kryeprokurores: Arta Marku e inkriminuar, ndaj nuk heton Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaron se Arta Marku është e inkriminuar, dhe për këtë arsye ajo nuk heton kryeministrin Edi Rama ndaj të cilit ka dhe një padi penale të depozituar në Prokurori.

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Arta Marku e inkriminuar, nuk heton kryeministrin e paditur në prokurori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arta Marku me vetëdijen e kamikazes po shfaqet hapur një mashë e Kryeministrit, duke mos e hetuar atë, duke mos e pyetur dhe duke mos e marrë të pandehur.

Që në 11 korrik, Kryeministri është i paditur në Prokurori, sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm kur ai vetë përpara grupit parlamentar të PS deklaroi publikisht:

“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.

Dosja e dhunimit të detyrës të Arta Markut po rritet me shpejtësi marramendëse dhe ajo pandeh se ky Kryeministër do ti dalë në krah në ditën e saj të hallit. Sa naive e shkreta… Nuk e di që do të jetë thjesht një kufomë më shumë në listën e skeleteve në sirtarin Kryeministrit të kapur nga krimi..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?