Vasili: Skandali, Soreca tregon se “Forca e ligjit” u ndal nga Rama

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili shkruan sot se këmbëngulja e kryeministrit Rama për të emëruar në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër LLeshaj nuk ishte e kotë.

Sipas tij, ai u emërua në vend të ish-ministrit Xhafaj, që të stoponte punën që po bëhej në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

“Arsyeja e Insistimit te tij eshte shume e qarte sot dhe histeria e Edi Rames ishte plotesisht e motivuar, sepse operacioni “Forca e Ligjit” i ndermarre nga ministri Xhafaj ne ate kohe kishte shkelur dukshem ne kallo dhe Lleshaj ishte tamponi politik per ta ndalur operacionin dhe per tu dhene krimineleve kohe per tu larguar e per te marre masat”-shkruan Vasili, duke shtuar se ndalimin ne mes te opoeracionit, sipas tij e ka pranuar edhe ambasadori i BE, Soreca.

Postimi i Petrit Vasilit

Skandali Soreca tregon qartë se operacioni “Forca e ligjit” u ndal nga Edi Rama nëpërmjet Lleshajt !!!

Edi Rama insistoi deri në histeri për emërimin e ministrit Lleshaj edhe duke shkelur kushtetutën e ligjin.
Arsyeja e Insistimit të tij është shumë e qartë sot dhe histeria e Edi Ramës ishte plotësisht e motivuar, sepse operacioni “Forca e Ligjit” i ndërmarrë nga ministri Xhafaj në atë kohë kishte shkelur dukshëm në kallo dhe Lleshaj ishte tamponi politik për ta ndalur operacionin dhe për t’u dhënë kriminelëve kohë për t’u larguar e për të marrë masat.
Lidhjet e forta dhe kriminalizimi i qeverisë së Edi Ramës i impononin asaj që t’i shërbente krimit të organizuar, si dhe të ndalnin goditjen ndaj tij si haraç për përdorimin e tij në zgjedhjet dhe grabitjen e votave, por edhe në kriminalizimin e ekonomisë dhe krijimit të hapësirave pa fund për pastrimin e parave të pista.
Ambasadori i BE në Tiranë evidenton qartë që ky operacion i sukseshëm është ndalur në mes, kur duhet të ndodhte e kundërta.
Ministri Lleshaj me të marrë detyrën u kujdes “fort” që si prioritet të mos ishte vazhdimësia e operacionit të suksesshëm “Forca e Ligjit” të nisur nga ministri Xhafaj, por kafet dhe barku i rritur i policëve.
Ndaj Edi Ramës dhe ministrit Lleshaj sot rëndon akuza shumë e rëndë se duke shpërdoruar detyrën kanë sabotuar me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar.

Deklarata e çmuar e z.Soreca e tregon qartë këtë dhe mund ta lexoni vetë:

“Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar” – thotë Soreca.

SHKARKO APP