Vasili: S’mund të votojmë një gjë që s’e kemi miratuar
Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se mbledhja një ditë më parë duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e sotme në Kuvend.
“Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë procedural”, theksoi ai.
Vasili tha më tej se pika e mbetur pezull, ajo e vetingut, sot nuk mund të shkojë në seancë.
“Negociatorët politikë janë shqiptarë, të huajt asistojnë. Por negociatorët nuk erdhën, nuk duhet të kishim mbetur në këtë situatë që jemi aktualisht, kemi apo jo një draft. Po na kërkohet të votojmë një gjë që nuk është miratuar ende”, tha Vasili.
Gjatë Konferencës së Kryetarëve, Kreu i grupit parlamentar të LSI u shpreh gjithashtu se “jemi në një moment delikat të refomës”. Dhe sipas tij, deklaratat që jemi në drejtimin e gabuar janë keqardhje.
“Jemi në një moment delikat të reformës. Kemi bërë një mbledhje në datën 18 me një dakordësi xhentëlmenësh ku mbledhja do të kishte një karakter procedurial për të mos penguar seancën, por për të ecur përpara në pikëpamjen formale. Kjo marrëveshje xhentëlmenësh politikë bëri që marrëveshja të ecte përpara. Kryetari ka mbajtur këtë qëndrim dhe në mbledhje”, tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

