Vasili: Vetëkënaqësia mund ta dëmtojë mazhorancën

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka komentuar dorëheqjen e një dite më parë të Edmond Haxhinastos nga posti i ministrit të Transporteve. Në një intervistë dhënë pak më parë për Report TV, Vasili mohon që të ketë ndonjë mosmarrëveshje mes kreut të LSI-së Ilir Meta dhe Haxhinastos. “ Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes Metës dhe Haxhinastos .Shkak i dorëheqjes, angazhimi i tij në konventën e LSI dhe zgjedhjet brenda LSI-së, pasi në fund të nëntorit, do të mbahen zgjedhjet në LSI për kryetarin e partisë”- tha Vasili.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar bëri me dije gjithashtu, se disa deputetë kanë kritikuar ministrat e LSI-së, pasi kritikat e LSI ndaj ministrave, kanë qenë për të mos kaluar në vetëkënaqësi, pasi nga kjo, tha ai, mund të dëmtohet një mazhorancë. “Ndryshime të reja në qeveri? Këtë e vendos kryeministri Edi Rama. Jam i vetëdijshëm se, disa deputetë kanë kritikuar ministrat e LSI-së, s’ka asgjë. Kritikat e LSI-së ndaj disa ministrave janë për të mos kaluar në vetëkënaqësi, pasi vetëkënaqësia është sëmundja më e keqe nga e cila dëmtohet mazhoranca. Sugjerimet tona janë jo për të lëkundur ndonjë karrige ministri” ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?