Vatrat e zjarrit në Krujë, PD: Dora kriminale e kanabisit po djeg pyjet

Situata me zjarret në zonën e Krujës kanë sjellë reagimin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi. Për të oligarkët që zotërojnë guroret, por edhe grupet kriminale që kultivojnë kanabis në malësinë e Krujës, janë shkaktarë të masakrës mjedisore që po shkaktohet, pasi kanë për qëllim shfrytëzimin e hapësirave boshe të tokës që lënë pas flakët.

Reagimi i plotë

Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën. Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj. Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone. Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm. Është e njëjta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë. Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës. Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes. Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e porositësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit. Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit. I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve. Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?