Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Alibeaj: Ngjarje që tregon se qeverisë nuk i intereson jeta e qytetarëve

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kritikuar kryeminsitrin Edi Rama për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 7-vjeçarja në plazhin e Potamit në Himarë pasi u godit nga skafi.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se jeta në Shqipëri nuk ka më vlerë, dhe se ngjarja e Himarës është dëshmi se qeverisë nuk u interesojnë më qytetarët.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tragjedia e familjes që humbi dje vajzën e mitur është ende një plagë e hapur për të gjithë shqiptarët, që përtej dhimbjes së papërshkruar për ngjarjen që i ka lënë të shokuar, u duhet të përballen dhe me cinizmin dhe arrogancën e kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një vend ku jeta nuk ka më asnjë vlerë, kur sigurinë e cenojne ata që kanë për detyrë ta ruajnë, cdo shkarkim nga detyra në hallkat lokale të përgjegjësisë shtetërore nuk është zgjidhje e problemit. Përgjegjësia kryesore mbetet e atyre që kanë krijuar dhe mbajnë në këmbë sistemin ku të inkriminuarit dhe të korruptuarit e niveleve të ulëta reflektojnë asgjë më shumë se sjelljen e shefave të tyre: arrogancë,  papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri ndaj njerëzve të thjeshtë dhe pa pushtet.

Në krizën e përgjithshme që ka përfshirë Shqipërinë, ngjarja e djeshme është dëshmi e qartë se kësaj qeverie nuk i intereson jeta e qytetarëve. Përballë mungesës së vullnetit, paaftësisë dhe arrogancës së pushtetit qëndrojnë qytetarët. Të cilët në shumicë dërrmuese sot kërkojnë largimin e kreut të këtij sistemi që po i bën jetët e pasigurta duke bërë që mijëra shqiptarë ta shohin të ardhmen larg vendit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?