Vdekja e ish-Presidentit Napolitano, Veliaj: Mik dhe mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën italiane në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano.

I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Sot në Ambasadën Italiane në Tiranë, shpreha ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano. Napolitano ka qenë një mik i mirë i shqiptarëve dhe një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?