Lajmi “Vdes Lulzim Basha në aksident”, reagon Basha: I përhapin ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë

Lulzim Basha ka reaguar pas një lajmi në të cilën shkruhej se ”Ndahet nga jeta Lulzim Basha, nuk arriti ti mbijetonte aksidentit”.
Teksa hedh poshtë lajmin si fake dhe duke thënë se është mirë, Basha akuzon se shpërndarës të lajmit janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
”Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë”,-shkruan Basha.