Erion Veliaj i përgjigjet Ilir Metës: Ke nostalgji për Tiranën e fuksave dhe e ngatërron me Kabulin!

Pas replikave e akuzave ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot Ilir Metës.

Ka nga ata që e quajnë veten çuna të pazarit dhe e kanë nostalgji për Tiranën e fuksave dhe ngatërrojnë Tiranën me Kabulin. Por realiteti është ky, që siç erdhën këta nga qytete të tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne të dy, kështu do ofrohet dhe jeta në Tiranë për këta studentë që janë këtu, 9 nga 10 do rrinë në Tiranë, s’do kthehen në qytete tjera.

Është pa sens ta ngatërrosh Tiranën me Kabulin, kur ke hallin e ish-sigurimit, por është racizëm të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, kur vetë je histori suksesi në këtë Tiranë, u bëre Kryeministër, President. U hap për ty Tirana, u hap për të tjerët”, ka thënë Veliaj gjatë një inspektimi në shkollën “Bashkim Fino” në kryeqytet.

SHKARKO APP