Veliaj inspekton punimet në rrugën e re që lidh Lundrën me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe

Banorët e Lundrës, por edhe të gjithë nxënësit që shkojnë në një nga 4 shkollat e zonës, shumë shpejt do të kenë akses të drejtpërdrejtë në autostradën Tiranë-Elbasan. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në rrugën që lidh zonën e Lundrës me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe, e cila lehtëson së tepërmi qarkullimin e automjeteve.

Ai u shpreh se falë këtij by-pass, i jepet zgjidhje banorëve dhe bizneseve të kësaj zone. “Bëhet fjalë për të lidhur gjithë zonën e Lundrës, për të mos kaluar nga Rezervat e Shtetit, por e gjithë zona rezidenciale dhe 4 shkollat, plus edhe dy qendrat tregtare, si private, si publike, të kenë akses direkt në autostradën Tiranë-Elbasan. Për të gjithë ata që kanë punë në Tiranë apo në Elbasan, por jetojnë në këtë zonë të ndërmjetme, ky është një by-pass që e zgjidh jashtëzakonisht mirë këtë problematikë. Ftesa për të gjithë ata që janë duke punuar në zonë është që të sigurohemi që – teksa po punohet te rruga e Agallarëve, te ky by-pass mes Lundrës e Autostradës, te Liqeni i Farkës – të mos ndërpritet jeta dhe normaliteti në zonë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës, tashmë kjo zonë është kthyer në një nga zonat më të lakmuara në kryeqytet. “Shpeshherë, kur gjërat bëhen mirë, ndonjëherë bëhemi edhe ‘viktima’ të suksesit tonë. Ndodhin aq shumë punë, saqë gjithmonë ka nevojë për më shumë infrastrukturë, për më shumë ndërhyrje. Zona e Lundrës është një zonë që nisi kryesisht si zonë rurale, pastaj filloi me rezidencat, sot jo vetëm ka qendra tregtare private, por qendra tregtare publike, siç është “AgroTirana”, qendra jonë e shitjes me shumicë, apo edhe 4 shkolla private, që kanë ardhur ndër vite, apo edhe një ekspansion i jashtëzakonshëm që ka ndjekur autostradën dhe Unazën e Madhe, dhe që e ka bërë këtë një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës. Sigurisht, ne patjetër marrim taksa dhe mbledhim fonde e kontribute nga ata që fitojnë më shumë, për t’u siguruar që në çdo lagje periferike, nevojës ne i përgjigjemi me investim shumë cilësor dhe shumë dinjitoz”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të mos u bërë pengesë e projekteve zhvilluese. Veliaj deklaroi se secili prej banorëve të vjetër tashmë e kupton që jetojmë në një zonjë ku vlera e pronës është 3-4 fishuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?