Veliaj inspekton shkollën e re “Luan Hajdaraga” në Linzë: Moto e Bashkisë, çdo ditë një punë konkrete

Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga”, një godinë e re me infrastrukturë moderne arsimore, është zgjidhja e shumëpritur për fëmijët dhe komunitetin e zonës së Freskut, Linzës dhe Qesarakës. Pak ditë nga hapja e saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla do të ulë numrin e nxënësve në dy gjimnazet “Andon Zako Çajupi” dhe “Eqrem Çabej”.

Kryebashkiaku shtoi se shkolla u ndërtua në kohë rekord, për të qenë gati në shtator. “Para 8 muajsh ishte një ngrehinë, ish-repart ushtarak, por themelet u hodhën në kohë rekord dhe shkolla do të jetë gati në shtator. Erdha t’i përshëndes kolegët që kanë punuar përgjatë gjithë verës, duke bërë realitet një shkollë e cila u ndërtua në 8 muaj dhe sot është gati për t’u hapur”, tha ai.

Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga” ka 21 klasa, 4 laboratore, terrene sportive si dhe mjedise ndihmëse. Veliaj kërkoi mirëkuptimin e prindërve për të regjistruar fëmijët në shkollën më të afërt, teksa i siguroi ata për cilësinë në mësimdhënie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një shkollë ultra moderne, ndaj kërkoj mirëkuptimin e prindërve: Mos i torturoni fëmijët duke i çuar në shkolla të largëta. Moto e bashkisë është ‘çdo ditë një punë konkrete’ dhe për sa kohë tregojmë një projekt konkret që i shërben komunitetit, e kemi kryer misionin tonë. Puna konkrete për sot është kjo shkollë, një ndër më të mëdhatë dhe më të bukurat që kemi në Tiranë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?