Veliaj në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit: Krenar që një aktivitet i tillë mbahet në Tiranë

Në fjalën e mbajtur në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq të madh në kryeqytetin shqiptar.

“Jam vërtet krenar për punën që ministrja jonë e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe stafi i saj kanë bërë. Është një energji pozitive e jashtëzakonshme në Tiranë. Mezi pres që nga ky organizim, të kemi një eksperiencë se si mund të ndajmë së bashku paketën turistike, si mund të vizitojmë njeri-tjetrin më shumë, se si përpara se të mikpresim botën, të sigurohemi që mikpresim dhe i hapim dyert njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Mw tej, kryebashkiaku foli për arsyet që kanë çuar në numrin e lartë të turistëve në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tirana këtë vit është Qyteti Evropian i Sportit, vjet ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë. E shfrytëzuam këtë mundësi për të sjellë sa më shumë aktivitete, për të prodhuar ekonomi e për t’u siguruar që imazhi i vendit dhe rajonit tonë lartësohet për t’u bërë tërheqës për vende të tjera. Sot jemi në një situatë ku politikat tona të transportit, siç ka qenë ndërtimi i aeroporteve të reja, ulja e tarifave në aeroportin tonë, apo hapja ndaj tregjeve të ndryshme, siç mund të jetë vendet e Gjirit apo Azia, ka prodhuar politika që kanë sjellë një numër të konsiderueshëm turistësh në vendin që dikur ka qenë më i izoluari në Europë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?