Veliaj për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Ditë e trishtë për gazetarinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.

Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?