Veliaj pret kryebashkiakun e Lundit, Philip Sandberg: Ura bashkëpunimi mes të rinjve

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti homologun e Lundit (qytet në Suedi), Philip Sandberg, me të cilin diskutoi për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me të rinjtë e të dyja qyteteve, sidomos gjatë këtij viti kur Tirana mban titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë.

“Është kënaqësi që të ndajmë eksperiencën tonë për organizimet e këtij viti, si dhe të shohim se si të çojmë përpara shumë prej kauzave rinore dhe punëve të mira që bëhen në qytete si Lundi. E informova kryetarin sesi qyteti i Tiranës ka financuar një pafundësi aktivitetesh rinore, deri tani kanë ndodhur rreth 500 aktivitete dhe deri në fund të vitit kemi edhe 500 të tjera, por titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë nuk është vetëm një titull simbolik. Në Këshillin Bashkiak kemi shumë të rinj të angazhuar dhe duam që kjo të vazhdojë edhe me përfaqësimin në Parlament apo institucionet e tjera”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Tirana dhe të rinjtë e saj kanë shumë interes për të mësuar nga Lundi, që cilësohet si “Kryeqyteti i Evropës” për digjitalizimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lundi vërtet është një nga qytetet më të rëndësishme të Suedisë, por është gjithashtu Kryeqytet i Europës për digjitalizimin. Është kënaqësi e veçantë të kemi grupe të rinjsh që kanë mundësi të takojnë njëri-tjetrin, të krijojnë disa ura bashkëpunimi që zgjasin sa një jetë. Më vjen shumë mirë që edhe ne po bëjmë hapa përpara në fushën e digjitalizimit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët po trajnohen te qendra TUMO”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Bashkisë së Lundit, Philip Sandberg tha se ai dhe grupi i të rinjve që e shoqërojnë, kanë ardhur në Tiranë për të mësuar më shumë nga Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

“Ne jemi një qytet që e duam rininë dhe të rinjtë dhe jemi shumë të impresionuar të shohim se si ju po punoni si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duam të mësojmë nga Tirana, por gjithashtu edhe të ndajmë eksperiencat tona. Rinia jonë është e ardhmja e vendeve tona. Ne duhet të investojmë për të”, theksoi Sandberg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?