FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj pret kryebashkiakun e ri të Athinës, Haris Doukas: Po mësojmë shumë nga Tirana!

Veliaj mikpriti për herë të parë në Tiranë kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas, i cili mori pjesë në punimet e Samitit të B40. Ai tha se dy kryeqytetet do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të presim kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, në Tiranë. Më vjen mirë që udhëtimi i tij i parë është në Tiranë. Uroj që ky udhëtim të jetë një ogur i mirë, të jetë sukses për ju dhe një kontribut i jashtëzakonshëm për marrëdhënien shumë speciale që Tirana dhe Athina kanë bashkë. Me qytetin e Athinës ne kemi përuruar Parkun Helen, organizojmë Maratonën e Tiranës dhe Triathlonën. Kemi disa aktivitete fantastike që bëjmë me qytetin e Athinës me më pak protokoll, por me më shumë energji. Mezi pres që, me kryetarin e ri, z. Doukas, të kemi një kalendar aktivitetesh që mund të bëjmë sidomos në fushën e aktrimit dhe inovacionit. Teknopoli është një shembull fantastik në Athinë, ne kemi një tjetër shembull fantastik të Piramidës në Tiranë dhe besoj se mund të mësojmë nga njëri tjetri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Doukas tha se Athina ka shumë për të mësuar nga Tirana. “Shpresoj që edhe unë të kem 3 fitore elektorale sikurse patët ju dhe të jem kaq i suksesshëm sa edhe ju. Ju e dini, ne kemi vetëm një muaj që drejtojmë qytetin. Kemi shumë gjëra për të mësuar. Unë jam profesor dhe kryebashkiak prej një muaji tashmë, por dua që të ndihmoj qytetarët të promovojnë bashkëpunimin, të punojnë bashkarisht”, u shpreh Doukas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?