Veliaj prezanton projektet për gjelbërimin e Tiranës

 

"Tirana lulëzoi gjatë 11 viteve të drejtuara nga Edi Rama, teksa në katër vitet e fundit  Bashkia ka ecur vetëm pas.

Edi Rama është Kryeministër sot dhe ajo punë  që u la në mes padrejtësisht para dy viteve me Tiranën, po shtrihet në të gjitha qytetet, duke sjellë lulëzim dhe ne tani duhet përpiqemi të rikthejmë atë frymë në Tiranë.

Prandaj për të gjithë është e qartë se çfarë është bërë 11 vite në Bashki e dy vjet në Qeveri nga e majta, si dhe çfarë ka bërë e djathta 8 vjet pushtet dhe 4 vite bashkë, ku jo vetëm që nuk është bërë gjë, por është kthyer pas”.

Kështu u shpreh kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, ndërsa prezantoi programin e tij për gjelbërimin e kryeqytetit.

Gjatë një takimi të zhvilluar në kopshtin botanik, Veliaj tha se në një vit në vendin tonë, humbin jetën 500 persona nga sëmundjet e mushkërisë dhe kjo është e padrejtë.

Është pamundur të mendosh që në një vend të civilizuar, i cili aspiron të hyjë në Bashkimin Europian të ketë kaq shumë humbje njerëzish në një vit për shkak të papastërtisë.

Dhe kjo, shtoi Veliaj, vjen se Bashkia justifikohet që jemi të varfërt. Unë mendoj se të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh dhe pisanjos. Nuk ka lidhje.

Unë mendojë se edhe të varfërit punojnë dhe përpiqen të ruajnë higjenën e tyre, duke shfrytëzuar sa më mirë resurset e tyre.

Kështu dhe ne, duke marrë edhe të mirat e një sistemit që nuk na ka pëlqyer mund të gjejmë zgjidhje për këtë problematik.

Të gjithë besoj do të ishim të gatshëm të mblidheshim e të pastronim ambientin për rreth shtëpisë sonë, pasi është e mirë për ne dhe për komunitetin”, tha Veliaj.

Sipas tij, shqiptarët dhe tiranasit kur të votojnë me 21 Qershor duhet të mendojnë për veten e tyre dhe komunitetin ku jetojnë dhe jo të kthehen pas.

“Partia Demokratike dhe kandidatët e saj thonë, na jepni votën t’ju kthejmë pas, se këta ju varfëruan. Ndërkohë, që ne shtuam pensionin suplementar për personat që nuk kanë mbushur vitet e punës për pension.

Mund të jetë një shumë e vogël, por të paktën këta persona e marrin një të ardhur, teksa më parë nuk e merrnin.

Rritëm pensionet. Më parë asnjë smund të merrte më shumë se 25 000 lekë të reja pension, sot pensioni merret në varësi të viteve dhe punës që ke bërë, duke i dhënë kështu meritën gjithësecilit. PD ofendon inteligjencën e qytetarëve kur kërkon votën për të ecur pas”, tha Veliaj.

Në vijim kandidati i ASHE  u përqendrua dhe tek ndotja e ajrit dhe puna për ta pastruar atë.

“Sot në Tiranë niveli i ndotjes së ajrit është 63.8 milogram, pra mikrobe për sasi ajëri, teksa në Europë niveli më alarmant i ndotjes konsiderohet 40 milogram, sipër këtij niveli qeveritë europiane japin alarmin dhe marrin masa.

Teksa këta thonë jemi mirë, por fajin e ka qeveria. Pse Bashkia këto katër vite nuk u përpoq as minimalisht të ndryshonte fatin e ndotjes tek 21 dhejtori, një nga zonat më problematike të kryeqytetit sa i takon kësaj problematike.

PD thotë ja jepni votën se do jemi ndryshe, por si do jenë ndryshe, kur këto katër vite nuk kanë treguar as minimumin e vullnetin për të bërë diçka.

Thanë që do bëjnë lulishte tek bregu i lumit, sot ajo është zona më e varfër e kryeqytetit, ku të duket vetja si në vendet më të pazhvilluara të afrikës”, shtoi Veliaj.

Ndër premtimet kryesore të bëra nga Veliaj është krijimi një parku të gjelbërt, ndër më të mëdhenjtë në ballkan tek Bregu i Lumit, zonë ku do të përfundojë bulevardi i Tiranës, i cili do të ketë, sipas Veliajt një përpjestim të drejtë mes betonit dhe gjelbërimit.

Po ashtu do të ketë një reformim të Parkut Zoologjik të Tiranës, një ambient ku fëmijët dhe të rinjtë do të munden të shohin jetën e pyllit të mbrojtur dhe të parrezikuar, teksa u zotua se në Tiranë ndërtimet e reja do të bëhen vetëm dhe vetëm në pjesë ku nuk cënohet gjelbërimi i qytetit dhe në bashkëpunim me komuntitetin.

SHKARKO APP