Veliaj: Shkolla “Gjergj Fishta” është gati për në shtator, pas pushimeve nis maratona e 10-ve

Ambientet e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta” në kryeqytet janë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor që do të nisë në shtator.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë disa foto të shkollës pas lyrjes dhe riparimeve të nevojshme hidraulike dhe elektrike në ambientet e brendshme të saj. Ai thekson se pas përfundimit të pushimeve verore, do të nisë maratona e 10-ve për nxënësit e kësaj shkolle.

“Shkolla “Gjergj Fishta” është gati për në shtator. Ekipi është kujdesur për lyerjen dhe riparimet e nevojshme hidraulike dhe elektrike. Pas pushimeve, nis maratona e 10-ve për nxënësit”, ka shkruar Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?