Veliaj, thirrje shqiptarëve në Angli: Votoni për rizgjedhjen e Sadiq Khan në krye të Londrës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova që të votojnë për rizgjedhjen e Sadiq Khan në krye të Bashkisë së Londrës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ata që mohojnë gjithçka janë njësoj në mbarë botën, por Khan e ka kthyer Londrën në një kryeqytet lider në botë.
“Të gjithë miqve tanë në Londër, ju lutem votoni, por votoni me mençuri, për të zgjedhur mikun e të gjithëve, dhe ai është Sadiq Khan.
I imagjinoj komentet tuaja – qyteti, kryetari, situata, nuk janë perfekte. Ata që mohojnë gjithçka janë njësoj në mbarë botën, dhe qyteti i përsosur ende nuk ekziston!
Por, unë e njoh Sadiq – zemrën, mendjen dhe pasionin e tij, që i kanë dhënë shumë Londrës dhe e kanë bërë atë një frymëzim, një kryeqytet lider në mbarë botën! Londra është sot një qytet më i pastër, më i sigurt dhe më i gjelbëruar! Ndaj votoni Sadiq Khan dhe sigurohuni të bëni pjesën tuaj në historinë moderne të Europës!

KOHA JONË SONDAZH

