FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Tirana dhe Prishtina dy qytete për t’u marrë shembull

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në forumin më të madh të biznesit “Kosova Business Forum”, tha se Tirana dhe Prishtina janë dy qytete që duhen marrë shembull.

Duhet ta pranojmë faktin se Tirana dhe Prishtina do të vazhdojnë të rriten, ndërsa komunat e tjera, edhe pse na vjen keq, do të vazhdojnë të tkurren. Është e pashmangshme. Kjo do të thotë se Prishtina është e destinuar të jetë motori i ekonomisë së Kosovës. Është gjëja më e thjeshtë të ulesh në shkallët e stadiumit e t’i tregosh tjetrit si bëhet goli; është gjëja më e thjeshtë të tregosh si ta shtrish tjetrin në tapet të xhudos; është gjeja më e thjeshtë të shash e të komentosh keq dikë; është më e vështirë të jesh pozitiv, më vështirë të jesh optimist, më e vështirë të jesh inkurajues; më e vështirë të jemi bashkë-aksionerë të këtij zhvillimi e këtij vizioni. Faleminderit që po e mbështesni vëllanë tim, mikun tim, Përparimin, në këtë vizion të tij të 2030-ës. Unë besoj se ai vizion mund të jetë edhe vizioni juaj. Ku do jetë kompania juaj në 2030-ën? Ku do jetë investimi juaj në 2030-ën? Ku do jetë stafi juaj në 2030-ën? Jam i bindur se nëse secili prej jush e pyet veten ku do jetë në 2030-ën, përgjigja do jetë në një Prishtinë që zhvillohet, që ecën shpejt e vrapon pa u ndalur”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?