Veliaj vijon vizitën në Amerikë, takon Michael Granoff. Në fokus transformimi i Piramidës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në vizitën e tij në Amerikë, ka takuar drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff.

Veliaj shkruan në Twitter se i tregoi atij ecurinë e transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, Michael Granoff në Nju Jork, drejtuesin vizionar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan!
Hidhini një sy Piramidës, për të parë se si @The_AADF, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës po e transformojnë atë në qendrën kryesore IT për të rinjtë në Ballkan“, shkruan Veliaj në Twitter, teksa bashkangjitur ka vendosur edhe një artikull që prestigjiozja The Economist i ka dedikuar transformimit të Piramidës së Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?