Veliaj: Zgjedhjet e 21 qershorit, shqiptarët treguan maturi

 

Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Europës po diskuton për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri.

I pranishëm gjatë debatit ishte dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në këto zgjedhje për herë të parë u votua me reformën e re administrative territoriale, ndërsa gratë u përfaqësuan me kuota më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Veliaj tha se zgjedhjet nuk u shoqëruan me tensione pasi qytetarët treguan maturi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Ne kemi pasur zgjedhje më 21 qershor, misioni i OSBE-ODIHR doli me një raport ku theksonte problematikat të cilat duhet të adresohen sa më shpejt në mënyrë që të mos përsëritet më. Ne jemi shumë krenarëqë kemi plotësuar një nga kërkesat kryesore për kuotat gjinore. Besoj se barazinë e treguam edhe në zgjedhjet e fundit, por edhe në Këshillat bashkiakë. Vlerësimi i këtyre pikave tregon se në garën e 21 qershorit ne respektuam shumë pika, por kemi pasur probleme sikurse dhe në të kaluarën. Misioni vuri re edhe maturimin e zgjedhësve shqiptarë. Ishin zgjedhjet e para që u organizuan sipas reformës së re territoriale. Duhet theksuar se këto zgjedhje treguan maturitetin e votuesve, të cilët vlerësuan platformat dhe secilin kandidat. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, sigurisht që ne ua kemi dërguar ato reforma edhe KiE për opinionet tuaja, në mënyrë të pakushtëzuar do të kërkojmë ndihmën tuaj ndonëse ne jemi të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet tona. I kemi marrë parasysh rekomandimet e Kongresit, kemi bërë progres por ka ende shumë sfida dhe punë për të bërë që shqetësojnë qytetarët. Rekomandimet e Kongresit do të shërbejnë si pikë nisje edhe për autoritetet. Do ta çojmë këtë punë deri në fund dhe hap pas hapi”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi punën e Kongresit ndër vite për zhvillimin e qeverive lokale në vend.

“Unë jam zgjedhur kryetari i Bashkisë së Tiranës me 21 qershor. Kam zgjedhur në staf burra dhe gra mjaft të zotë që do të çojnë përpara punën në Bashkinë e Tiranës. Më lejoni të flas për punë që Kongresi ka bërë gjatë shumë e shumë viteve, sidomos për vendosjen e demokracisë së vërtetë në Europë. I jemi mirënjohës Kongresit dhe anëtarëve të saj të kaluar apo dhe aktual, sidomos edhe për zhvillimin e qeverive lokale në vend. Shumë punë duhet bërë në mënyrë që qeveritë lokale në Shqipëri të arrijnë në nivelet e atyre në Europë. Është bërë një punë vërtet e madhe, sigurisht dhe falë ekspertizës së vendeve të BE. Dua të shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj, përfshirjen tuaj në këtë proçes. Sigurisht që edhe misioni vëzhgues ka dhënë një raport të saj, ka ngritur shqetësimet e saj, çështje që duhet të adresohen në periudhë afatshkurtër. Ato do shërbejnë edhe si pikë referimi, pikë debati për përmirësimin në të ardhmen dhe për zgjedhjet e ardhshme që nuk duhet të ekzistojnë më”, sqaroi Veliaj.

Ndërkaq, pas debateve, Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Europës do të miratojë dhe një rezolutë për zgjedhjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?