FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Zgjedhjet më 18 qershor. PD ka frikë, s’ka ç’të ofrojë më

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë inagurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” është shprehur i bindur se në datën 18 qershor do të ketë zgjedhje.

Datën e zgjedhjeve, Veliaj duke qenë se ishte në praninë e mësuesve,  e ka krahasuar datën e zgjedhjeve me datën e provimit, ku sipas tij ajo nuk shtyhet dhe ai që nuk vjen në provim vlerësohet automatikisht me notën 4.

Sipas Veliajt, PD nëse do mund të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi qytetarët mund të zgjedhin alternativa të tjera. Veliaj tha se PD kërkon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, jo se ka frikë se vidhen votat, por se sipas tij nuk ka një program konkret për t’u ofruar qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takova një gjyshe dje. Nipi i saj me ftoi ta takoja, meqë ajo ishte sëmurë. Dhe teksa po flisnim dhe më përgëzonte për investimet në Tiranë, u ndal tek Pazari i Ri. E më tha sa u gëzova me ndryshimin e Pazarit të Ri. Unë e mbaj mend që kur isha e re, dhe kur u prish për projektin tuaj, u mërzita. Por tani që pashë ndryshimin jam shumë e lumtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj puna e Pazarit të Ri është si politika. Ja për shembull, ju thatë që Pazari i Ri do hapej në 14 mars, e po atë ditë u hap. Ca tezga u ishin hapur, e as ca dyqane. Por s’ka problem. Nëse nuk mund ta marr domate te ai që kishte zgjedhur mos të hapte tezgën, s’prish punë, se i marr tek tjetri ngjitur.
Në 18 qershor secili të vijë te tezga e vet, kush nuk vjen, punë e madhe, ka tezga plot. Por kur s’ke produkte e ofertë, s’ke si del tek tezga.

Arsyeja e vërtetë nuk ka të bëjë me vjedhjen e zgjedhjeve, por sepse nuk kanë një ofertë. Unë fitova në Tiranë me një diferencë të madhe, e nuk vodha asnjë votë. Puna dhe projektet krijojnë besimin. Ne do të takohemi në 18 qershor, për t’iu treguar çfarë projekti kemi”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?