Vendimi i Kushtetueses pasqyrohet në mediat botërore
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të Vettingut është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar se gjyqësori shqiptar ka pezulluar ligjin që shihet si thelbësor për të përmbushur aspiratat e vendit sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Lajmi fillimisht është publikuar nga “Associated Press”, e më pas është ripostuar nga media të njohura si “New York Times” dhe Fox News.
Në material thuhet gjithashtu se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që ligji të rishikohet nga Komisioni i Venecias dhe se kërkesa për pezullimin e ligjit ishte paraqitur nga Partia Demokratike.
Megjithatë, sipas mediave ndërkombëtare, ky pezullim thjesht sa do të ndërpresë përkohësisht një proces që ka për qëllim ristrukturimin e sistemit të drejtësisë, për të siguruar pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve nga politika, si dhe çrrënjosjen e marrjes së ryshfeteve.
KOHA JONË SONDAZH

