Vendimi i opozitës së bashkuar: Votimi elektronik, kërkesë e patejkalueshme
Koalicioni opozitar ka nënshkruar një memorandum për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kërkesa e tyre e patejkalueshme ishte votimi dhe numërimi elektronik.
Memorandumi është nënshkruar pas një mbledhje të së hënës, ku të pranishëm ishin kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, kreu i PDK, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, dhe kreu i AK, Kreshnik Spahiu.
Takimi
Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në zyrën e tij krerët e partive aleate të koalicionit opozitar, për të vendosur lidhur me qëndrimin që do të mbajë opozita në 4 muajt e ardhshëm sa i përket reformës zgjedhore.
Kryedemokrati Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët për të diskutuar për qëndrimin e opozitës në lidhje me votimin elektronik, për të cilin është paralajmëruar bojkot i Kuvendit në rast se kërkesa do të hasë në rezistencën e mazhorancës.
Në këtë takim që vjen disa orë përpara mbledhjes së Kuvendit,
Ashtu siç pritej Partia Demokratike vendosi marrëdhënie të kushtëzuar e Parlamentin nëse mazhoranca nuk pranon votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje.
Po ashtu, mësohet se Partia Demokratike do të marrë pjesë në fillimin e seancës së sotme plenare, ku kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka pritet të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës në Parlament.
Pas kësaj kësaj mbledhjeje me aleatët, kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë edhe grupin parlamentar, ku do të hartojë pikat e fjalimit që pritet të mbahet në Kuvend nga kryetari i grupit Edi Paloka.
Pasditen e sotme nis edhe sesioni i ri parlamentar, ndërkë që PD-ja ka paralajmëruar se në seancë do të qëndrojnë vetëm disa minuta, ku Paloka pritet të shpallë dhe aksionin politik të opozitës në këtë seancë të parë të legjislaturës së fundit, e cila do të përfundojë në mesin e muajit maj, ku Kuvendi pritet të shpërndahet, si shkak i nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare të 18 qershorit./ H. Mesi