Vendimi: Ministrat të raportojnë te Bushati ç’flasin me diplomatët e huaj

Kontaktet me diplomatët e huaj brenda dhe jashtë vendit, por dhe vizitat jashtë, nuk do të jenë më aq të thjeshta për anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit. Sepse me një vendim me Nr. 734, datë 9.9.2015, tashmë të botuar edhe në Fletoren Zyrtare, ministrat duhet të marrin lejen me shkrim nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për vizitën dhe më pas duhet të marrin miratimin e kryeministrit .

“Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim”, citon ai.

Edhe në rastin e vizitave urgjente të punës të paparashikuara, të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, thuhet se miratimi u jepet drejtpërdrejt nga Kryeministri, mbështetur në kërkesën e tyre. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme vihet në dijeni, në çdo rast, për realizimin e këtyre vizitave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për korrespondencën duhet të njoftojnë paraprakisht ministrinë 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu për korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë paraprakisht, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep me shkrim, mendimin e saj për qëndrimin që duhet mbajtur.

Relacion për bisedimet me diplomatët-

Gjithashtu, ministrat dhe zëvendës-ministrat do të bëjnë një relacion për bisedimet që kanë bërë me personalitetet e huaja jashtë dhe brenda vendit.

“Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, për veprimtaritë ku marrin pjesë dhe bisedimet që realizojnë me personalitete të huaja, brenda dhe jashtë vendit, të dërgojnë, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e përfundimit të veprimtarisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kryeministri, një relacion.

Relacioni duhet të përmbajë të dhënat për qëllimin dhe objektin e veprimtarisë, për ecurinë e bisedimeve dhe për rekomandimet përkatëse për çështjet e diskutuara. Për çështje të rëndësishme ose urgjente, Ministria e Punëve të Jashtme mund të kërkojë dorëzimin e relacionit edhe brenda një afati më të shkurtër”, thuhet më tej, në pikën 4 të vendimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?