Vendit i duhet qeveri teknike

Ralf Gjoni

Shoh disa ‘analiza’ ne rrjete sociale nga gjithologet rreth asaj qe ndodhi sot ne Kryesine e Kuvendit. Per t’a qartesuar edhe nje here, Ilir Meta sot foli qarte, sakte dhe nuk la vend per interpretime. Ne ushtrim te natyrshem te rolit kushtetues te Kryetarit te Kuvendit, Meta e beri te qarte se qe sot e tutje nuk ka me ping-pong politik prej asnje pale dhe se reforma ne drejtesi duhet te miratohet te enjten e ne menyre konsensuale, me qellim qe ajo te implementohet me sukses gjate muajve e viteve te ardhshem. Shqiperia nuk e ka luksin te kthehet ne laborator eksperimental formulash politike qe e thellojne mosbesimin e krizen politike dhe turbullojne stabilitetin e vendit. Dhe si Republike Parlamentare qe jemi, vendi i vetem ku palet duhet te ulen e te mos ngrihen pa gjatur dakortesi, eshte vetem Parlamenti.

Referendumi eshte nje mjet legjitim por i panevojshem ne kete rast. Populli eshte shprehur qartazi se eshte i teri pro reformimit te sistemit te drejtesise i cili eshte i teri i kalbur prej korrupsionit e pisllekut. U takon politikaneve te zgjedhur po nga ky popull tashme qe te tregojne guxim, sinqeritet e burreri e t’a miratojne ate te enjten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nje qeveri e re ekspertesh mund te sherbeje si nje mjet i mire per te ulur shkallen e mosbesimit politik e per ti hapur rruge nje implementimi me te shpejte te fazave te ardhshme te reformes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa eksponente kane punuar me muaj permes makinerise mistrece te thashethemnajes per t’i faturuar LSI-se paaftesine e dy partive te tjera per te gjetur kompromis, nderkohe qe LSI i ka bere te qarta votat e saj qe ne fillim pro reformes. Por reforma te tilla s’mund te dalin prej thashethemeve, batutave e statuseve ne tëiter e facebook.

Kjo Kushtetute e re qe eshte propozuar kerkon dakortesi ne tavoline serioze negociatash, ku akuzat e kercenimet nuk kane vend e ku produkti konsensual politik te jete nje pakete e votueshme nga te gjithe palet ne Parlament te enjten, sipas Venecias e me mbeshtetjen e plote te SHBA e BE.

Nuk ka me vend per lojra. Ka ardhur koha e te vertetes, ndryshe do na e nxirrni per hundesh kete vend qe nuk e ka njeri prone private…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?