Vetingu i politikanëve, PS: Jo propozim që anashkalon BKH dhe SPAK

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati tha se mazhoranca nuk do të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë struktura paralele për të anashkaluar rolin e BKH dhe Prokurorisë së Posaçme. Në një dalje për mediat nga selia e Kuvendit, deputetja socialiste e quajti nismen e PD si një veting që merret me thashetheme.

Ferhati: Nëse duhet veting, vetingu duhet të jetë për politikanët dhe familjarët dhe jo siç do Luli që nusen, vëllain, kunatin apo fëmijët e Saliut t’i lerë jashtë. Një veting që merret vetëm me thashetheme pa dënuar dhe pa hetuar as burgosur nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve shqiptarë. PS nuk mund të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë një strukturë paralele për të anashkaluar strukturat e ngritura posaçërisht për këtë punë sic ështqë BKH apo Prokuroria e Posaçme. Nëse sinqerisht opozita e dëshiron vetingun do të vinin në tavolinë për të shpjeguar  propizimin dhe për të kërkuar bashkëpunimin për hartimin e këtij ligji.

Edhe njëherë ajo përsëriti se për këtë propozim mazhoranca do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ferhati: Ne jemi të gatshëm të çojmë propozimin e opozitës në komisionin e Venecias. Nëse Venecia thotë po, në rregull, por në asnjë  rast nuk duhet që kjo nismë të minojë reformën në drejtësi, SPAK dhe BKH.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?