FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetting për politikën – Sfida për Shqipërinë propozon hetimin e pasurisë së zyrtarëve

Anëtari i Kryesisë së Partisë Sfida për Shqipërinë, Agim Kasaj, propozoi hetimin e pasurisë së gjithë politikanëve shqiptarë duke nisur nga Presidenti Republikës, Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe gjithë zyrtarët e tjerë në vend. Kasaj tha se pas sistemit të drejtësisë, reformimi i sistemit politik është një domosdoshmëri për një politikë të pastër dhe se vettingu tashmë duhet të zbatohet edhe për zyrtarët e shtetit.

Për Partinë “Sfida për Shqipërinë”, pas reformimit të sistemit të drejtësisë, tashmë është radha e reformimit të politikës dhe vettingu duhet të shtrihet edhe tek politikanët.

Për këtë, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Agim Kasaj, propozoi hetimin e krerëve më të lartë të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi pro hetimeve për financat dhe pasurinë e politikanëve në pozitë dhe opozitë dhe zyrtarëve të të gjitha niveleve si dhe pro “VETINGUT”, për të gjithë ata që merren dhe duan të angazhohen në politikë. “Sfida për Shqipërinë” propozon një hetim të gjerë që të nisë nga Numri një i shtetit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri e të gjithë zyrtarët me mandat politik që trumbetojnë me te madhe Vetingun si koncept, por pa veten e tyre”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kasaj tha se pushteti nuk duhet të jetë diçka që të mund të trajtohet dhe të kthehet në trampolinë për pasurim të padrejtë dhe prepotencë publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?