Vetting-u mbërrin në tryezën e Nishanit. Nëse e dekreton, ligji hyn në fuqi me 21 shtator
Ligji që do të bëjë të mundur filtrimin e personave që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë që u miratua në senacën e jashtëzakonshme me vetëm votat e mazhorancës i është përcjellë sot Presidentit të Repulikës Bujar Nishani. Pas njohjes me draftin e dorëzuar nga Kuvend, sipas Kushtetutës, Presidenti ka fuqinë ligjore të shprehet brenda 20 ditëve.
Në këto hark kohor, Presidenti Bujar Nishani ka tre mundësi: të mos shprehet fare për ligjin e vetting-ut, duke e miratuar atë në heshtje. Çka do të thotë që nëse merren kufijtë maksimalë të afatit, më 21 shtator, ligji botohet menjëherë në Fletoren Zyrtare.
Mundësia tjetër është ajo që Nishani ta kundërshtojë ligjin duke ia rikthyer Kuvendit, çka do të sillte një rimbledhje të politikës në Parlament dhe rimiratim të ligjit. Por nga ana tjetër, nëse ndodh që Nishani vendos t’ia kthejë mbrapsht ligjin në fjalë Kuvendit atëherë do të kemi dhe betejën e radhës mes Presidentit dhe mazhorancës.
Ndërsa mundësia e fundit që Nishani ka është që ta miratojë ligjin e vetting-ut, që do të kërkojë më pas edhe 15 ditë të tjera gjersa ligji të hyjë në fuqi.
KOHA JONË SONDAZH

