Vetting-u në politikë/ Alibeaj: Të ulemi në një tryezë, në sy të publikut
Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se prioritet i selisë blu për një kohë të gjatë ka qenë Vetting-u, Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, duke shtuar se më e mira është që opozita dhe mazhoranca të diskutojnë në një tryezë përballë syve të publikut.
”Interesi është i zërit të publikut dhe ne i kemi dhënë forcë. Qëndrimi ynë është i qartë, jemi në një proces kushtetues. Ka bërë edhe mazhoranca një nismë të vetën. Ne jemi në një proces dhe duke u nisur nga interesi ynë themi të krijojmë një proces kushtetues ku të diskutohen gjërat. Është mirë të arsyetojmë aksionin politik të secilës palë dhe në një tryezë të diskutojmë që secili të diskutojë argumentat e vetë në sytë e publikut”.
Eni Vasili: A ka sot PD një qëndrim? Sa kohë do merrni ju si parti?
Aq kohë sa kërkohet nga procedura parlamentare. Ju doni përgjigjen tani, një qasje e natyrës civile është kjo pse të mos dëgjojmë të gjithë argumentat qoftë për njërin vetting qoftë tjetrin, pse të mos dëgjojmë zërin neutral të shoqërisë civile spe të mos i bëjmë publike. Në fund secila palë do të ketë edhe barrën e argumentave të bëra publike. Kjo është rruga për të shkuar në fund.
Eni Vasili: Pse keni pikëpyetje tani?
U votua kushtetuta me 140 vota, me duartrokitje, çfarë ndodhi? Ligji u miratua në mënyrë të njëanshme, procesi i Vetting-ut me disa standarde politikisht i kapur, vazhdon i njëjti ligj, në këtë moment jemi futuur në një procedurë parlamentare për të diskutuar ndërhyrjen në kushtetutë. Ajo kushtetutë smund të jetë e opozitës apo mazhorancës ja kemi detyrim qytetarëve. /TCH/