Vetting-u në politikë, Basha: Bëhet nga përfaqësues jo politikë
Nga selia blu në një bashkëbisedim me gazetarët, Lulzim Basha shpjegoi nismën e opozitës për Vetting-un në politik, ku tha se bëhet nga përfaqësues jo politik. ”Për 10 ditë, Rama e zëdhënësit e tij kanë thënë gënjeshtra pa fund”, u shpreh Basha teksa theksoi se është i njëjti formulim ligjor si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.
Kreu i PD-së theksoi gjatë fjalës së tij se s’do të ketë më trajtim special për politikanët. Basha sqaroi se Vetting-u në politikë që ai dhe forca e tij politike kërkon, ndryshon nga dy institucionet që do të ngrihen nga reforma në drejtësi, SPAK dhe BKH.
”SPAK dhe BKH nuk kanë mandat të ngjashëm si vettingun e politikanëve, por hetimin e politikanëve. Ato do i çojnë në burg. Në rastin e Vetting-ut i takon politikanit të dëshmojë se nuk është i lidhur me krimin apo të justifikojë pasurinë. Ndërkohë që SPAK dhe BKH nuk merr dot masë ndaj tyre nëse nuk i gjen me shkelje. Ndërsa Vetting-u i spastron politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin”.
KOHA JONË SONDAZH

