Vetting-u në politikë, Basha: Emergjencë! Balla: Jemi 100 % dakord, por sipas Venecias
Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Vetting-u në politikë është një emergjencë kombëtare që kërkon mjete të jashtëzakonshme për zgjidhjen e saj.
”Ekziston një lidhje e ngushtë midis frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton. Por frika e pak njerëzve që kanë përdorur besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit”- theksoi Basha.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit, përgjigjen e dha kreu i grupit socialist Taulant Balla, ku u shpreh në parim dakort, por që për PS-në duhet dëgjuar Venecia. ”Jemi 100 % dakord me propozimet por nën dritën e ODHIR dhe Venecias”.