Vetting-u, votim pa debat

8 muaj pas miratimit të ligjit të vetting-ut, Parlamenti kishte radhën për të kryer detyrën e tij në ngritjen e organeve të vetting-ut. Por, kjo gjë nuk ndodhi.

Bojkoti i opozitës pamundësoi ngritjen e një komisioni funksional për verifikimin e kandidaturave për institucionet që do të kontrollojnë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, mazhoranca bëri pjesën që i ngarkon ligji dhe votoi 3 anëtarët e saj në komision. Vasilika Hysin dhe Ulsi Manjën e Partisë Socialiste dhe Luan Ramën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me këtë votim, Partia Socialiste përjashtoi nga komisioni Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Ai mori vetëm votat e deputetëve të partisë së tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

PDIU-ja u kujdes të mos japë një qëndrim përfundimtar për koalicionin, por një paralajmërim e bëri. “Mendoj që kjo i takon institucioneve përkatëse të PDIU-së dhe sigurisht që përpara çdo vendimi do të ketë një konsultim të gjerë, por le të themi që kjo nuk e ndihmon marrëdhënien mes aleatëve”, tha Mesila Doda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht qëndrimit të PDIU-së, seanca reflektoi qetësi mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse mes bashkëkryetarëve të koalicionit nuk u vu re ndonjë komunikim, mes palëve nuk kishte debat, shkruan top channel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?