Vettingu, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e PD-së

Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën, ora 10:00, kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut. Gjithashtu, ankimimi i opozitës, i depozituar më 5 tetor, kërkon dhe pezullimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës.

Në seancën e sotme pritet që PD dhe Kuvendi të paraqesin argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ ligjit në fjalë, i miratuar me 30 gusht ne parlament, vetëm me votat e maxhorancës.

Megjithatë, nuk pritet të ketë një vendim përfundimtar, para ardhjes se Opinionit të Komisionit të Venecias, të cilit i është drejtuar per marrje mendimi Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit më 25 tetor vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit të Vettingut, duke çuar praktikisht në bllokimin e reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo Gjykatë, iu drejtua me pas Komisionit të Venecias për t’i dhëne një opinion nëse ligji është ose jo në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i Vettingut, i asistuar gjerësisht nga misionet ndërkombëtare të drejtësisë, OPDAT dhe EURALIU-s, konsiderohet si thelbi i gjithë procesit të reformës në drejtësi, pasi synon rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe verifikimin e pasurive të tyre, me qëllim largimin nga sistemi të personave të korruptuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?