FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vettingu, Kuvendi voton sot në seancë të jashtëzakonshme komisionin ad hoc

Kuvendi mblidhet sot pasdite, ora 18:00, në seancë plenare, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Rendi i ditës i seancës parashikon votimin e dy pr/vendimeve: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe të pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”.

Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga tre organe: nga Komisioni, nga Kolegji i Apelimit dhe nga dy Komisionerë publikë dhe zëvendësat e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturave. Por në kushtet kur opozita ka bojkotur parlamentin, ngritja e komisionit ad hoc mbetet e bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+3, nga maxhoranca dhe opozita. Kjo e pamundëson dhe vendimmarrjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita paralajmëroi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke këmbëngulur në krijimin e një qeverie teknike, që do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?