Vettingu, Meta thërret tjetër seancë të jashtëzakonshme më 18 prill

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme më datën 18 prill për ngritjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë.

 Meta ka bërë thirrje dhe u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare për të sjellë propozimet për dy anëtarët e komisioneve ‘Ad Hoc’ në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi për verifikimin e figurave të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.

Seanca do të ketë këtë rend dite:

Swiss Digital Desktop Reklama

Miratimi i projektvendimit të Kuvendit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad Hoc me 12 anëtarë, të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “për rivlerësimin e kalimtarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Miratimi i projektvendimit të Kuvendit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Këto komisione përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, gjashtë të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe gjashtë nga grupet parlamentare të pakicës.

Komisioni tjetër nga 6 anëtarë, tre të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës  dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës.

Kreu i Kuvendit bën thirrje që kandidatët e propozuar për komisionet ad hoc të dorëzohen brenda datës 13 prill ora 16:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?