“Vettingu” në Shqipëri fut në sherr deputetët e Brukselit

Në takimin e 11-të të Komitetit për Stabilizim- Asociimit, janë raportuesit për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, ata të cilët kanë replikuar lidhur me ligjin e reformës shqiptare në drejtësi, atë të Vettingut.
Raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë replukuar mes tyre lidhur me situatën e ligjit të njohur si ai i Vettingut në Shqipëri, i mbetur pezull pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Fleckenstein, gjatë diskutimeve në Komitetin e Stabilizim Asociimit,  shprehu domosdoshmërinë e zbatimit të reformave në terren.
“Ne duam të shohim zbatimin e reformave indivduale dhe në terren. Për proçesin e Vettingut jam shumë kurioz të mësoj nëse ka diçka antikushtetuese.
Dua të di më shumë nëse Gjykata Kushtetetuese duhet të kërkojë vërtet mendimin e Komisionit të Venecias për t’u shprehur mbi ligjin e Vetingut”- u shpreh Fleckenstein.
Por për raportuesin tjetër Eduard Kukan, me rëndësi parësore është vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e Vettingut.
Për Kukan, thelbësore është vetë ajo që Bashkimi Europian propagandon: pavarësia dhe respektimi i pushtetit Gjyqësor.
 « Asnjë  nuk mund të kritikojë partinë demokratike pse ka dërguar ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Eshtë e drejta e tyre dhe është tërësisht ok. Jemi ne që tê njêjtën kohë ju themi juve që të respektoni pavarësinë e gjykatave. pasi është një parim bazë. Gjykatat dhe Gjykata Kushtetuese  në  Sllovaki  kanë dhënë disa vendime që janë krejtësisht të papelqyeshme, por ne  duhet t’i respektojmë ato. Pra, në rastin e Shqipërisë, duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”- u shpreh Eduard Kukan, raportues për Shqipërinë ne PE.
Sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 në Shqipëri, Kukan dhe Fleckenstein bashkohen në emërues të përbashkët. Etiketimi i zgjedhjeve parlamentare, si testi i kulturës politike demokratike në vend dhe ecurisë drejt integrimit europian, i pozicionon si faktor të rëndësishëm në hapjen e negociatave për anëtarësim./ABC News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?